8.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Akademi Përkujtimore në Malishevë për veprimtarin Liman Aziz Kryeziu

Nën përkujdesjen dhe organizimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe familjes së veprimtarit Liman Aziz Kryeziu, u mbajt Akademi Përkujtimore dhe Shkencore për veprimtarin Liman Aziz Kryeziu dhe bashkëveprimtarët e tij, si Ukë Hasan Kryeziu, Adem Shaqir Kryeziu, Sherif Hasan Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës, por edhe Mustafë Dergutin nga Rahoveci.

Të pranishëm ishin Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ai i AAK’së, Ramush Haradinaj, përfaqësues institucionalë lokalë dhe qendrorë, kryetarë komunash, përfaqësues nga FSK, Policia e Kosovës, përfaqësues të partive politike dhe ato fetarë, si dhe shumë qytetarë nga mbarë trojet e gjeografisë shqiptare.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me një fjalë rasti për këtë Akademi Përkujtimore për veprimtarët e lartpërmendur, mes tjerash tha: “Për institucionin tonë, është nder i madh që po angazhohemi në shërbim të qytetarëve tanë, vendit tonë, por mbi të gjitha angazhimi ynë ka edhe më tepër kuptim kur ne ruajmë, promovojmë dhe përcjellim tek brezat e rinj vlerat më sublime të kombit tonë, ngjarjet e rëndësishme historike nëpër të cilat ndër vite kanë kaluar të parët tanë dhe sakrificat e vështirësitë me të cilat është ballafaquar populli dhe vendi ynë, me theks të veçantë, në këtë rast, zona jonë e Llapushës. Qëllimi i kësaj Akademie është përkujtimi dhe nderimi i një periudhe plot sakrificë, ajo e vitit 1945, ku Kosova kalonte një periudhë të përgjakshme dhe shumë të vështirë politike, ku shqiptarët ballafaqoheshin me terrorin serbo-sllav, me qëllim e vetëm: frikësimin e popullit shqiptar dhe dëbimin nga trojet tona, me synimin për ta ndryshuar strukturën e popullsisë nga shqiptare në atë sllave”.

Ndërsa, Komandant Çeliku – Fatmir Limaj, si udhëheqës politik i shumë proceseve kombëtare, theksoi: “Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar veprimtarin, atdhetarin Liman Aziz Kryeziu dhe bashkëluftëtarët e tij, që tërë angazhimin e tyre patriotik e vunë në shërbim të atdheut dhe kombit, si dhe ia kthyen me pushkë pushtuesit serbë dhe nuk e pranuan aneksimin ushtarak të Kosovës nga ish-Jugosllavia. Kjo rezistencë ishte edhe për ne frymëzim deri në kryengritjen e përgjithshme që kulmoi me luftën e UÇK-së dhe Lirinë e Pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Këtu folën edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Smajl Latifi dhe shumë folës të tjerë nga jeta publike institucionale dhe shkencore e Republikës së Kosovës.

Në fund, në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje Mulla Xhevat Kryeziu.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve ndërkohë dhe brezave që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë dhe të Bashkuar!” /PrzrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje të Prizrenit pa rrjet të ujësjellësit

Rreth 150 shtëpi të fshatit Vlashnje në Prizren vazhdojnë të mos kenë rrjet të ujësjellësit. Banorët e këtij fshati furnizohen me ujë përmes puseve, ndërkohë...

Lajmet e Fundit