Restaurimi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren: Mbi 1 milion euro të shpenzuara, puna vazhdon

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Ceku, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizituan dje punimet në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, ku po vazhdon restaurimi dhe transformimi i kësaj zone historike.

Ministri Çeku theksoi se deri tani janë shpenzuar mbi 1 milion euro për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai u shpreh se puna do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të projektit, përcjell PrizrenPress.

Karakteri historik i kësaj lagje po rikthehet duke restauruar shtëpitë dhe tranformuar gjithë hapësirën sipas dizajnit urban të lagjes, që është pjesë integrale e projektit të rigjenerimit të kësaj zone brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Deri tani kemi shpenzuar mbi 1 milion euro, ndërsa puna do të vazhdoj deri në jetësimin e projektit të plotë”, shkroi Çeku në Facebook./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit