Orë letrare përmbyllëse për vitin 2024

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një orë letrare.

Drejtori i shoqatës, Berat Batiu, ka falënderuar të gjithë krijuesit për mbështetjen e treguar gjatë këtij viti.

Ai ka theksuar se viti 2024 ishte i suksesshëm.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë mbajtur gjithsej 29 manifestime letrare, duke përfshirë edhe manifestimet tradicionale.

Disa nga aktivitetet më të veçuara janë:

Manifestimi Letrar Tradicional “Ora e pavarësisë”

“Ditët e lidhjes” – manifestim gjithëkombëtar

“Muzgjet e Prizrenit” – manifestimi më i vjetër letrar në mbarë Republikën e Kosovës

Promovim librash

Orë letrare në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prizrenit

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” shpreson që edhe në vitin e ardhshëm të vazhdojë me sukses aktivitetet kulturore dhe letrare, duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore të qytetit të Prizrenit dhe më gjerë./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit