Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armës në Prizren

Një person është arrestuar të dielën mbrëma në rrugën “Kastriotët” në Prizren, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës.

Arrestimi u bë pas një informate operative që çoi në ndërhyrjen e Policisë.

“Policia mori informacionin se një person dyshohej se po mbante armë zjarri. Menjëherë pas kësaj, njësitet policore u angazhuan në terren”, ka njoftuar policia raporton Sinjali.

Në vendin e ngjarjes intervenoi edhe njësia e krimteknikës, ndërsa i dyshuari, A.S. (i lindur në vitin 1962), u identifikua dhe u shoqërua në Stacionin Policor të Prizrenit.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj të dyshuarit është hapur rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

Marketing

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit