PDK-ja në Dragash reagon ndaj mungesës së qytetarëve në manifestimin e Ditës së Çlirimit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar nga Komuna për Ditën e Çlirimit, duke vënë në dukje mungesën e theksuar të pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë ngjarje dhe duke e konsideruar atë si një “reagim të heshtur” ndaj, siç thuhet në reagim, politizimit të aktiviteteve publike nga udhëheqja komunale.

Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439

Sipas PDK-së, bojkotimi i manifestimit nga qytetarët nuk përbën mungesë respekti ndaj vlerave kombëtare, por është një sinjal i qartë pakënaqësie ndaj mënyrës se si po organizohen këto ngjarje.

“Kjo mos-pjesëmarrje nuk është rastësore dhe as mungesë respekti ndaj datës apo vlerave kombëtare, por një reagim i heshtur qytetar ndaj mënyrës së papërgjegjshme dhe të politizuar me të cilën po organizohen aktivitetet zyrtare nga udhëheqja komunale”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Duke e vlerësuar gjithnjë lart pjesëmarrjen dhe angazhimin e qytetarëve në të kaluarën në ngjarje shtetërore dhe kombëtare, PDK thekson se kjo situatë është e pashembullt dhe duhet të merret seriozisht nga udhëheqja komunale.

“Qytetarët e Dragashit kanë qenë gjithmonë të pranishëm me dinjitet, përkushtim dhe respekt. Mungesa e tyre tani duhet të kuptohet si një mesazh serioz dhe i qëllimshëm – një sinjal se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar”.

Partia opozitare në Dragash ka kritikuar edhe sjelljen e kryetarit të Komunës, duke e akuzuar për shndërrimin e aktiviteteve përkujtimore në “sfilata politike” dhe promovim të figurave partiake.

“Kryetari ka sjellë figura partiake, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë komunës, duke e kthyer çdo ngjarje publike në një sfilatë politike. Dhe është e natyrshme që qytetarët të reagojnë – sepse këto aktivitete nuk janë pronë e partive apo individëve”.

PDK gjithashtu shprehu keqardhje për situatën para mysafirëve nga komunat fqinje të Maqedonisë së Veriut, duke e quajtur ngjarjen “të zbrazët nga përfshirja qytetare dhe e ngarkuar me mesazhe partiake”.

PDK-ja kërkon nga udhëheqja komunale që të ndalë politizimin e manifestimeve dhe të punojë për bashkimin e qytetarëve përreth vlerave të përbashkëta.

“Kërkojmë nga udhëheqja komunale që të reflektojë dhe të ndalojë menjëherë politizimin e ngjarjeve publike, për hir të unitetit qytetar dhe respektimit të vlerave që na bashkojnë”./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit