22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026.

Ai ka theksuar se viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave.

“Ta ndërtojmë komunën tonë së bashku. Investimet t’i orientojmë sipas kërkesave të qytetarëve”, ka thënë mbrëmë Kastrati, gjatë këtyre takimeve të mbajtura me qytetarë në këshillat lokal të Gurbardhit dhe të Astrazupit.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet Financa, Blerim Thaçi, gjatë prezantimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028, ftoi qytetarët të kontribuojnë me propozime konkrete për orientimin e investimeve kapitale në vitet në vijim, me fokus të veçantë në zhvillimin e fshatrave të komunës.

Edhe gjatë takimeve të mbrëmshme në këto dy këshilla lokal, kërkesat kryesore ishin për investime në infrastrukturën e vendbanimeve të tyre, me theks të veçantë për riparimin e rrjeteve të kanalizimeve, rrugicat, trotuaret e ndriçimi publik, si dhe kërkesa specifike për vendbanimet e tyre.
Për të gjitha kërkesat, kryetari Kastrati, ka thënë se do të analizohen me kujdes dhe do të listohen sipas prioriteteve.

“Tashmë shumica e projekteve përfundojnë brenda këtij viti, përfshirë edhe transformimin e qendrës së qytetit me ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe të sheshit, prandaj, viti 2026 do të fokusohet në urbanizimin e fshatrave. Kjo do të na mundësojë realizimin e shumicës së kërkesave të qytetarëve, edhe pse gjithmonë lindin nevoja të reja”, tha Kastrati, sepse orientimin që janë duke i dhënë investimeve për vitet në vijim, e mundëson zhvillimin e fshatrave./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Lajmet e Fundit