11.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Driton Selmanaj reagon pas zyrtarizimit si kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit: “Nder dhe një përgjegjësi e madhe”

Pas zyrtarizimit si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj ka reaguar përmes një postimi publik, ku ka shprehur mirënjohje për besimin që i është dhënë nga strukturat e partisë dhe kryetari Lumir Abdixhiku.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai e cilëson kandidaturën si një “nder të madh”, por edhe si një përgjegjësi që e merr me seriozitet dhe përkushtim të plotë.

“Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, dua të shpreh falënderimin tim për besimin dhe vlerësimin që ma dhanë. Ky nominim nuk është vetëm një nder i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi” shkruan Selmanaj në Facebook.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Sipas tij, Prizreni ka nevojë për një model të ri qeverisjeje që nuk kufizohet vetëm në premtime zgjedhore.

“Prizreni meriton më shumë. Prizreni meriton punë të ndershme, zhvillim të vërtetë dhe një udhëheqje që nuk flet vetëm në fushata, por që dëgjon, punon dhe vepron çdo ditë për qytetarët”.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Selmanaj premton se LDK-ja do të vijë para qytetarëve me ide konkrete, duke synuar ndaljen e korrupsionit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet lokale.

Ai po ashtu  ka vënë theksin në nevojën për zhvillim të gjithanshëm ekonomik dhe përkrahje të grupeve kyçe në qytet.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

“Mundemi të mbështesim bujqit, artizanët, bizneset e vogla – sepse aty rreh zemra e ekonomisë së vërtetë,” shkruan ai. “Mundemi të bëjmë që të rinjtë të mos largohen nga ky vend, por të kenë arsye të qëndrojnë, të punojnë, të ëndërrojnë këtu”.

Selmanaj,  e cilëson Prizrenin si “zemrën e kulturës dhe krenarinë e historisë sonë”, me një potencial që, sipas tij, ka mbetur i pashfrytëzuar.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Ai  ka bërë një thirrje për mobilizim qytetar dhe bashkëpunim të gjerë për një Prizren më të mirë.

“E ardhmja e Prizrenit nuk shkruhet aksidentalisht, por nga ne të gjithë – në çdo rrugë, lagje, fshat e familje. Prandaj duhet të bëhemi bashkë dhe ta nisim këtë rrugëtim me besim, me durim e me guxim”.

Zgjedhjet lokale do  të mbahen në tetor të këtij viti./PrizrenPress.com/ 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

 

Më Shumë

Vërmicë: Kapet me marihuanë, ndalohet një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në pikën hyrëse në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur substanca...

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, me vlerë rreth 8,000 euro

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim...

Lajmet e Fundit