25.2 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Malisheva nderon dëshmorët e rënë në Betejën e lavdishme të Rahovecit

Sot, me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës që ranë heroikisht në Betejën e Rahovecit. Në këtë betejë dhanë jetën për lirinë e atdheut: prof. Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Ramadan Morina, Sadik Shala, Habib Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Ruzhdi Gjyliqi, raporton PrizrenPress.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në përkujtim të tyre, gjatë ditës së sotme, përveç familjarëve dhe bashkëvendësve, homazhe dhe nderime bënë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, Metush Kryeziu nga dega e OVL të UÇK-së, deputeti Nait Hasani, Gjeneral Selim Krasniqi, përfaqësues të subjekteve politike dhe veteranë të luftës.

“Sot, 27 vite më pas, nderojmë e kujtojmë atë çfarë ka ndodhur në betejat e luftës sonë për liri. Kujtojmë ditët e vështira të asaj kohe, vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificën e korrikut të vitit 1998. Mirënjohja është virtyti më i mirë që manifestohet çdo ditë. Shpresoj që gjeneratat që vijnë do të jetojnë me lavdinë e krenarinë për vendin tonë, për të cilin është dhënë shumë, si në kohën për liri ashtu edhe në epokën e shtetndërtimit,” ka thënë në fjalët e tij përkujtimore Kastrati.

Gjatë këtyre nderimeve u vlerësua lart kontributi i të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë për çlirimin dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Homazhet dhe nderimet u zhvilluan pranë varrezave të dëshmorëve, te lapidarët e ngritur në nder të tyre dhe në vendet e rënies së tyre në territorin e Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Vdes një 40 vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve të marra. Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin...

Malisheva drejt përfundimit të projektit të sheshit dhe parkingut nëntokësor

Në Malishevë, po shkon drejt përfundimit projekti i ndërtimit të sheshit dhe parkingut nëntokësor, i cili përfshin edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimin...

Lajmet e Fundit