22.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Komuna e Rahovecit u bën thirrje fermerëve të dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve nga breshëri

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje fermerëve, kulturat e të cilëve janë dëmtuar nga breshëri i djeshëm më 04.08.2025, të dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve.

Sipas njoftimit, zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi kanë dalë sot me 05.08.2025 në teren për të vlerësuar gjendjen e kulturave të dëmtuara dhe sipas tyre, epiqendra më e madhe e dëmeve është në fshatin Sapniq.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Komuna e Rahovecit ka përcaktuar zonat të cilat janë prekur nga breshëri i 4 gushtit dhe ka kërkuar vetëm nga fermerët e zonave të prekura, të dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve.

“Bazuar në gjendjen e konstatuar në terren dhe në përputhje me Rregulloren, vetëm fermerët që kanë parcela bujqësore në zonat e mëposhtme mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmit:

  1. Zona në mes të Fortesës dhe Xërxës, në pjesën e sipërme në drejtim të fshatit Sapniq – përballë “M&S Sillosi”, vendi i quajtur Brija;
  2. Fshati Ujz – pjesa prej rrugës së asfaltuar në drejtim të lumit Drini i Bardhë;
  3. Fshatrat Gexhë dhe Radostë – zona nën hekurudhë deri te shtrati i lumit Drini i Bardhë” – thuhet në njoftim.

Afati për dorëzimin e kërkesave fillon nga data 06.08.2025 deri më 13.08.2025.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENGE NDERTIMI STANDARDIZUAR STRUKTURE MODERNE UNIKE · E STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE +383 49 456 +38349456999 999 STORE www.abiplatinum.com"

Më Shumë

Stuhi me breshër godet Brezovicën – vërshimet bllokojnë rrugën kryesore

Një stuhi e fuqishme me breshër ka goditur pasditen e sotme zonën e Brezovicës. Si pasojë, është shkaktuar menjëherë vërshimi i rrugës që çon drejt...

Situatë kaotike me mungesë të rrymës në disa zona të Dragashit

Banorët e zonës së Gorës në Dragash javën e kaluar janë përballur me mungesë të energjisë elektrike. Furnizimi me energji në disa pjesë të kësaj...

Lajmet e Fundit