25.9 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Ja çka u sekuestrua gjatë kontrollit të shtëpive në rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe të tjerëve

Në kërkesën që Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë për caktim të masës së paraburgimit ndaj, Nexhmi Krasniqit, Xhevat Sallaukës Ramadan Paçarizi dhe Liman Sallauka prokuroria sekuestroi armë, fishekë, elektroshok si dhe telefona mobil.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që ka siguruar Betimi për Drejtësi, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se si pjesë e grupit kishin përdorur kanosjen, duke detyruar të dëmtuarin E.M, të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngrirë xhirollogaritë bankare në vlerë prej 126,997 euro. Gjatë bastisjes janë sekuestruar 8,850 euro në të holla. Është ngrirë një pronë me sipërfaqe 58.7 ari. Është konfiskuar një pistoletë ZORAKI 917-T, ngjyrë e zezë, kalibri 9 mm, me karikator të zbrazët. Një tjetër pistoletë ZORAKI 917-T, kalibri 9 mm, me karikator me 8 fishekë. 50 fishekë 9 mm Luger. 13 fishekë me mbishkrim PK 9×19. Dy pushkë ajrore. Një elektroshok. Janë sekuestruar edhe 6 telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumente të tjera si prova materiale.

Prokuroria del se në shtëpinë e të dyshuarit ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Krasniqit ka 50 fishek të kalibrit 9mm me mbishkrimin luger dhe 13 fishek me mbishkrimin PK 9X19, 22.

Tutje, te i dyshuari Sallauka policia ka gjetur pushkë ajrore Strong, dylbi, , një karikator të zbrazët, dhe një karikator së bashku me 8 fishek të dimensionit 9 mm.

Ndërkaq të Paçarizi del se policia gjatë kontrollit ka gjetur vetëm pushkë /BetimipërDrejtësi

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Besmir Memaj rikthehet te Prizreni

KB Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e Besmir Memajt në skuadër, duke shtuar energji dhe përvojë për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. Klubi shprehet...

Koburja e Hodo Pashë Sokolit dhurohet në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Linda Sokoli: Ndër të paktat sende që shpëtuan nga shtëpia

Në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është pasuruar fondi historik me një objekt të çmuar, koburja origjinale e Hodo Pashë Sokolit, komandantit të...

Lajmet e Fundit