33.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Nenad Rashiq nuk merr vota të mjaftueshme, ndërpritet seanca

(Përditësuar, 12:30) Deputeti Nenad Rashiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb as në përpjekjen e 59-të të seancës konstituive.

Në përpjekjen e dytë deputeti Nenad Rashiq ka marrë 56 vota për, 1 deputet ka votuar kundër dhe 20 deputetë kanë abstenuar.

“Unë si kryetar Kuvendi mendoj që gjatë diskutimeve me kolegë deputetë që i kemi, ka pasur diskutime që mendoj se duhet të vazhdojnë edhe më tej dhe vlerësoj se në seancën tjetër që deputeti në fjalë edhe mund të marr votat e mjaftueshme për nënkryetar. Sa për njohurinë tuaj, jeni edhe dëshmitarë që është edhe i vetmi deputet me më së shumti vota për. Gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur nënkryetar i ka Nenad Rashiq, prandaj unë e ndërpres këtë seancë këtu dhe vazhdojnë diskutimet mes grupeve parlamentare për të thirrur vazhdimin e saj që ta votojnë deputetin Nenad Rashiq”, tha Basha.

Seanca u ndërpre pa treguar se kur do të vazhdojë. Kryeparelamentari tha se meqë diskutimet do të vazhdojnë edhe brenda ditës, administrata do të njoftojë për vazhdimin e saj.

I pari që u tërhoq në short ishte Branislav Nikoliq. Kandidatura e tij nuk mori asnjë votë për, kundër votuan 55 dhe 25 abstenime.

As kandidati i dytë i tërhequr në short, në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, për nënkryetar nga komuniteti serb, Zlatan Elek nuk i ka marrë votat e deputetëve për këtë pozitë. As për kandidaturën e tij nuk pati votë pro, kundër votuan 54 deputetë dhe 19 tjerë abstenuan.

Deputeti nga Lista Serbe, Zlatan Elek është tërhequr për herë të dytë në short si kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Por, edhe në votimin e dytë rezultati ishte i njëjtë. Asnjë votë për, 54 deputetë votuan kundër dhe 19 abstenuan. Të pranishëm në sallë ishin 98 deputetë, por ata të LDK-së nuk po marrin pjesë fare në votim.

I radhës që u tërhoq në short ishte Stefan Kovaçeviq. Por as për të nuk pati vota. Asnjë votë nuk ishte për. 53 deputetë ishin kundër dhe 19 abstenime.

Deputeti Zlatan Elek është eliminuar nga gara, pasi edhe pas tërheqjes së tretë në short dhe hedhjes në votim nuk i ka marrë votat e deputetëve për nënkryetar nga komuniteti serb. Edhe në tentimin e tretë Elek nuk ka marrë asnjë votë, derisa 55 kanë qenë kundër e 19 abstenime.

Srgjan Popoviq ka qenë deputeti i radhës që është hedhur në votim për nënkryetar të Kuvendit. As për këtë kandidat nuk ka pasur ndryshim rezultati: Asnjë votë për, 54 kundër dhe 19 abstenime.

Ka dështuar në përpjekjen e parë për t’u zgjedhur nënkryetar edhe Igor Simiq, i cili po ashtu u tërhoq me short. 55 deputetë votuan kundër, 18 abstenuan derisa asnjë votë nuk pati pro.

Stefan Kovaqeviq dhe Srgjan Popoviq kanë dështuar për herë të dytë të marrin vota për nënkryetar të Kuvendit.

Në tërheqjen e radhës në short është tërhequr sërish Srgjan Popoviq. Ai në tentimin e tretë ka marrë 52 vota kundër, asnjë për dhe 15 abstenime. Si rrjedhojë është eliminuar nga gara pas tri përpjekjesh.

I radhës që është eliminuar nga gara është Branislav Nikoliq, i cili edhe në përpjekjen e tretë nuk mori asnjë votë për, derisa 54 votuan kundër dhe 15 abstenime.

 

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon punimet në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka arritur të përmbyllet as të martën, në përpjekjen e 58-të. Edhe pse janë zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, procesi i konstituimit ka mbetur i papërfunduar për shkak të pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur për kryeparlamentar të ri Dimal Bashën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka marrë 73 vota pro. Pas tij janë zgjedhur edhe nënkryetarët e partive shqiptare dhe ai i komunitetit joshumicë joserbe. Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u votuan në pako me shumicë votash, derisa votat e mjaftueshme i mori edhe Emilia Rexhepi nga komunitetet joshumicë.

Por, për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe procesi ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lista Serbe ka insistuar vetëm në kandidatin Sllavko Simiq, por që nuk ka marrë votat e nevojshme. Pas refuzimit të Listës Serbe për të dhënë propozim tjetër është bërë hedhja në votim e kandidatëve përmes shortit, e ku dy kandidatë tjerë nga Lista Serbe, Verica Çeraniq dhe Stefan Kovaçeviq nuk morën votat e nevojshme të deputetëve. Kandidatja e tretë i tërhequr në short, Liljana Stefanoviq refuzoi të hidhej në votim. Më pas në short u tërhoq emri i deputetit Nenad Rashiq, që nuk është pjesë e Listës Serbe, por as ai nuk mori votat e mjaftueshme. Vetëm 55 deputetë votuan pro kandidaturës së tij.

Pas krejt këtyre zhvillimeve në Kuvend, kryeparlamentari Dimal Basha theksoi se në frymën e bashkëpunimit e ndërpret seancën për ta vazhduar të enjten.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në ditën e 10-të, pasi ka filluar rrjedhja e afatit kushtetues për bërjen e Kuvendit, deputeti nga radhët e pakicës serbe, Nenad Rashiq, tha se pret të marrë më shumë se 61 vota për ta përfaqësuar komunitetin serb nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjermania mbështet inovacionin dhe zhvillimin e ITP-së në Prizren

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren po shndërrohet në një qendër rajonale të inovacionit falë bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Ky kompleks, i...

Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Hekuran Muratin, i cili aktualisht është ministër i Financave. Ai ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme...

Lajmet e Fundit