10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Alltan Gjinaj nga Hasi financoi shkollimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shembuj të njerëzve që, edhe pse larg atdheut, kanë dhënë kontribute të mëdha për vendet ku jetuan dhe punuan. Nga Stambolli në Shkup, nga Bukureshti në Nju Jork, shqiptarët kanë lënë gjurmë në kulturë, arsim, politikë dhe mbi të gjitha në humanizëm.

Kështu ndodhi edhe në Turqi, ku një shqiptar nga Hasi, me emrin Alltan Gjinaj, u bë mbështetës i heshtur i shumë familjeve dhe individëve, mes tyre edhe i presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Alltan Gjinaj ishte djali i Halim Ibrahim Gjinajt dhe nipi i mësuesit e atdhetarit të njohur, Bedri Gjinaj. Familja Gjinaj, pas shpërnguljes nga Gjinaj i Hasit në pjesën e dytë të shekullit XIX, u mor me zanatin e bukëpjekësit në vise të ndryshme të Ballkanit, për t’u vendosur përfundimisht në Mitrovicë.

Në vitin 1928, Halimi, vëllai i Bedri Gjinajt, vendosi të emigronte në Turqi për të mos u rekrutuar në ushtrinë e Mbretërisë Jugosllave. Atje krijoi familje, por ndërroi jetë i ri, duke lënë pas dy djem: Alltanin dhe Ballkanin.

Djali i madh, Alltan Gjinaj, u shqua për punën, altruizmin dhe bujarinë e tij. Përveç se financoi shkollimin e Erdoganit, ai ndihmoi me zemërgjerësi edhe shumë familje të tjera në nevojë.

Alltan Gjinaj ndërroi jetë në maj të vitit 2014. Në varrimin e tij mori pjesë edhe kryeministri i atëhershëm dhe tash presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan – një dëshmi e qartë e respektit që gëzonte shqiptari nga Hasi.

Këto të dhëna gjenden në librin e Fazli H. Hajrizit, “Bedri Gjinaj – Mësues dhe atdhetar i shquar”. Botoi SHB “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2014

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

LVV e Dragashit: Për koalicion me PDK, morëm aprovimin e kryesisë qëndrore të LVV

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor, do të mbështesë...

Lajmet e Fundit