21.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Asllani vendimtar, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Letonisë dhe ruan ëndrrën për Botëror

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë mundi Letoninë me rezultatin 1-0, duke ruajtur shpresat për kualifikimin në Botërorin 2026.

Në minutën e 25-të, Kristjan Asllani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e kërkuar. Ky ishte goli i tij i dytë në dy ndeshje radhazi kundër Letonisë, pas barazimit 1-1 në Riga në qershor.

Gjatë gjithë ndeshjes, kuqezinjtë dominuan lojën me posedim të topit dhe mundësi shënimi. Në minutën e 31-të, Asllani goditi mbi traversë nga një pozicion i favorshëm. Po ashtu, në minutën e 30-të, Hysaj asistoi për Manajn, por goditja e këtij të fundit kaloi ngjitur me shtyllën pingule.

Letonia krijoi mundësinë e parë për shënim në minutën e 44-t, kur Jurkovskis goditi me kokë, por topi kaloi jashtë kuadratit.

Kjo fitore e çon Shqipërinë në 5 pikë pas 4 ndeshjesh, duke e renditur atë në vendin e tretë të Grupit K, pas Anglisë dhe Serbisë. Në ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do të përballet me Serbinë në Beograd, një sfidë vendimtare për pozitat e kualifikimit.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dy vetaksidente me dy të lënduar në Duhël të Suharekës

Dy vetaksidente kanë ndodhur në Duhël të Suharekës. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga këto vetaksidente. Lajmin e ka konfirmuar Shaiqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë...

KF Studenqani rikthehet në skenën futbollistike pas 15 vitesh

Klubi i themeluar në vitin 1977, që dikur ishte një emër i pandalshëm në futbollin vendor, do të rikthehet këtë sezon në garat zyrtare....

Lajmet e Fundit