Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori.
Në 60-vjetorin e krijimit të grupit, skena e sheshit Skënderbej do të pushtohet nga tingujt e disa prej këngëve më ikonike të të gjitha kohërave, si “Wind of Change”, “Still Loving You”, dhe “Rock You Like a Hurricane”.
“Jemi të lumtur që jemi kthyer pas 24 vitesh. Jemi të lumtur që kemi gjetur një mënyrë për t’u kthyer. Po celebrojmë 60-vjetorin e Scorpions dhe programi përfshin të gjitha hitet dhe disa nga këngët që janë më të rekomanduarat. Ky nuk është një tur lamtumire. Ne bëmë një gabim vite më parë, por ndonjëherë ndodh dhe sheh nga skena një gjeneratë të re sikurse jeni ju, aq sa nuk na besohej. Nuk na besohej që ju donit të na shihnit dhe kjo është fantastike për ne”, tha Rudolf Schenker, vokalisti i grupit.
“Ne ishim në Bukuresht para se të vinim këtu dhe të gjithë miqtë tanë, veç audiencës u habitën se sa fëmijë ishin të pranishëm bashkë me prindërit e tyre. Ishin fëmijë 6-10-12 vjeçarë, djem dhe vajza. Kjo është diçka fantastike që tregon se po përfshijmë një gjeneratë të re”, u shpreh Mikkey Dee.
Ata theksuan se muzika është urë lidhëse mes brezave.
“Muzika lidh gjeneratat. Kjo është e veçanta, bashkon njerëzit. Muzika shërben për të festuar dhe për të gëzuar. Kjo është ajo çka ne u japim njerëzve dhe ne vet gëzohemi kur njerëzit tregojnë gëzimin dhe lumturinë e tyre”, tha Schenker.
Për ta muzika është një gjuhë universale që lidh njerëzit pavarësisht moshës, apo përkatësisë politike.
Me koncertin në Tiranë që shënon shfaqjen e fundit të vitit për Scorpions, grupi premton një natë të paharrueshme.
“Ne jemi këtu për t’ju argëtuar, për t’ju shkëputur nga përditshmëria dhe duam t’ju japim energji të reja, me shpresën që edhe ju të na jepni neve këtë energji”, u shpreh Mikkey Dee.
Me 6 dekada në skenë dhe miliona albume të shitura, çdo anëtar i Scorpions ka lënë gjurmën e tij, duke krijuar këngë që kanë frymëzuar gjenerata të tëra. Me një skenografi të jashtëzakonshme, dhe një publik që mezi i ka pritur, koncerti i Scorpions në Tiranë pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Shqipëri.
Marketing
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren