Banorët e ndërtesës së banimit social në Petrovë të Prizrenit po përballen me një situatë të rëndë që po rrezikon shëndetin e tyre.
Prej javësh, bodrumet e ndërtesës janë të mbushura me ujëra të zeza, si pasojë e një bllokimi në rrjetin e kanalizimit, duke krijuar erëra të padurueshme dhe kushte të papranueshme për jetesë.
“Hallin më të madh e kemi për fëmijët. Jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në shëndetin e tyre”, thotë Nazane Thaçi, njëra nga banoret, e cila tregon se banorët kanë paraqitur ankesa të vazhdueshme në institucionet përgjegjëse, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete.
Për të kuptuar se ku qëndron përgjegjësia institucionale, TV Prizreni kontaktoi me Bashkim Rakaj, zyrtar në Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Sipas tij, edhe pse çështja nuk i takon drejtpërdrejt kësaj Drejtorie, dhe se ata kanë nisur koordinimin për ta adresuar këtë cështje.
“Ky problem nuk bie nën kompetencën tonë të drejtpërdrejtë, por jemi të gatshëm të veprojmë në bashkëpunim me KRU ‘Hidroregjioni Jugor’. Do të marrim masa urgjente për sanimin e gjendjes”, tha Rakaj.
Ndërkohë, banorët shprehen të dëshpëruar dhe të lënë pas dore nga institucionet lokale. Ata thonë se situata po përkeqësohet çdo ditë dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, para se problemi të kthehet në rrezik serioz për shëndetin publik.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren