19.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

IPK publikoi Raportin e inspektimit “Vlerësimi i performancës së Stacionit Policor të Prizrenit”

IPK ka publikuar sot Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Vlerësimi i performancës së Stacionit Policor të Prizrenit”.

Inspektimi është realizuar Departamenti i Inspektimeve në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2025. Inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e Stacionit, me fokus të veçantë në fushat, si: burimet njerëzore, operativë, hetime dhe shërbime administrative – mbështetëse.


Objektivat e këtij inspektimi kanë qenë: vlerësimi i organizimit dhe angazhimit të burimeve njerëzore, vlerësimi i aktiviteteve operative në ngritjen e nivelit të sigurisë, vlerësimi i aktiviteteve hetimore në parandalimin dhe luftimin e krimit, si dhe vlerësimi i kapaciteteve dhe kushteve të punës.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ – administrativ.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë pesëmbëdhjetë (15) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e sistemimit dhe shpërndarjes së drejtë të personelit, furnizimit të rregullt me veshmbathje dhe pajisje, përfshirjes më të gjerë të personelit në ricertifikimi dhe trajnime specifike profesionale, ndarjes së drejtë të orëve në punë dytësore etj.

Një pjesë e rekomandimeve janë edhe për përmirësimin e kohës së reagimit në vend ngjarje, analizimit të metodologjisë së patrullimit, shkurtimit të kohës fillestare gjatë realizimit të urdhëresave të gjykatave, analizimit të trendëve të arrestimeve/ndalimeve dhe identifikimit të faktorëve, respektimit të zinxhirit të plotë komandues gjatë procedimit të kallëzimeve penale, përdorimit të paketimeve adekuate të dëshmive të konfiskuara, ushtrimit të inspektimeve në dhomën e dëshmive, furnizimit të pajisjeve për kontrollin e personave, ngritjen e higjienës në dhomat e ndalimit, etj.

Marketing

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit