-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Në Malishevë u shënua 27-vjetori i Masakrës së Gollubovcit

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot u shënua 27-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, një prej krimeve më të rënda e çnjerëzore të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 26 shtator 1998.

Në këtë masakër u vranë 28 civilë shqiptarë – gra, fëmijë e pleq – kryesisht nga fshatrat Pllaqicë dhe Gollubovc të Malishevës, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti një mbledhje solemne, ku me fjalë rasti u paraqitën kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, si dhe përfaqësues të familjeve të viktimave.

Kryetari Kastrati e cilësoi këtë ngjarje si një nga aktet më të rënda të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Afro 30 pleq, gra e fëmijë u vranë në mënyrën më mizore. Ky nuk ishte vetëm një krim, por një gjenocid i paramenduar ndaj popullit shqiptar. Ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këtë plagë të hapur”, tha ai.

Ndërsa kryesuesi Thaçi theksoi se këto krime nuk e ndalën popullin shqiptar në rrugën drejt lirisë:

“Këto krime nuk e frikësuan popullin shqiptar që të vazhdojë luftën për liri. Ideali i lirisë kurrë nuk ka mundur të shuhet. Ne jemi mirënjohës për sakrificën dhe kontributin e të rënëve për vendin tonë”.

Në emër të familjeve foli Liridona Maloku, ndërsa gazetari Enver Maloku shprehu falënderim ndaj komunës për kujdesin dhe për angazhimin për ruajtjen e vlerave historike.

Aktivitetet përkujtimore përfunduan me homazhe dhe nderime në varrezat e viktimave në Pllaqicë dhe në vendin e masakrës në Gollubovc./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ndërprerje e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit, shkak mungesa e energjisë elektrike

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, në disa zona të Prizrenit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Lajmin e ka...

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Lajmet e Fundit