11.8 C
Prizren
E hënë, 6 Tetor, 2025

Gjendet vajza 16 vjeçare e raportuar e zhdukur në Suharekë, nuk pranon të kthehet në shtëpi

Pas disa ditësh kërkimesh, Policia e Kosovës ka arritur të gjejë vajzën 16-vjeçare nga fshati Peqan i Suharekës, e cila ishte raportuar si e zhdukur më 1 tetor 2025.

Siç mëson Sinjali, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren, pas një serie veprimesh hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen e vajzës, e cila ishte duke qëndruar në një lokacion të sigurt.

E mitura është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale, ku është marrë në pyetje në prani të nënës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale. Gjatë deklarimit, ajo ka thënë se nuk dëshiron të kthehet në familje, pasi ka vendosur të jetojë e pavarur.

Pas kontrollit mjekësor, është konstatuar se nuk ka shenja dhune, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar dhe punëtorit të QPS Suharekë, e mitura është dërguar në Strehimore.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e largimit të saj, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se gjendja e saj shëndetësore dhe emocionale është stabile.

 

 

 

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

KBF Bashkimi emëron trajner të ri, malazezin Vladan Radoviç

Kampioni aktual i basketbollit kosovar femëror, KBF Bashkimi, ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, malazezit Vladan Radoviç, raporton PrizrenPress. Radoviç ka një eksperiencë të...

Shaqir Totaj i PDK-s, tregon pse nuk po mer pjesë në debate me kundërkandidatët për Prizrenin

Shaqir Total, i cili synon edhe një mandant në krye të komunës së Prizrenit, tha në emisionin “CONTEXT” të ATV-së, se nuk ka marë...

Lajmet e Fundit