10.4 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Prizren/ Pesë ndalime, një kërkesë për paraburgim dhe katër aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa të sigurisë dhe ngritje aktakuzash për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë tre persona në raste të ndara. Njëri prej tyre dyshohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, tjetri për “Kanosja”, ndërsa i treti për “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Express Kredi nga BiCredit

Ndërkohë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy persona për 48 orë, të cilët dyshohen për “Kultivimi i bimës së hashashit, shlkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu, ky departament ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për të njëjtat vepra penale.

Në kuadër të veprimeve procedurale, Prokuroria ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave:
• Dy aktakuza ndaj tre personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
• Një aktakuzë ndaj dy personave për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vetëgjyqësia”;
• Një aktakuzë ndaj një personi për “Mospërfillja e gjykatës”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur një 17-vjeçar në një fshat të Prizrenit

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj. Tashmë i ndjeri kishte dalë mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar, ndërkaq sot...

Sot fillon numërimi i fletëvotimeve për asamblistë

Sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTKlive se sot nisë numërimi për asamblistët. "Votat e kandidatëve...

Lajmet e Fundit