Gjoba për personat që hynë me vetura në parkun rekreativ të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas një rasti ku disa persona janë futur me automjete në zonën e parkut rekreativ të qytetit.

Express Kredi nga BiCredit

Ai ka bërë të ditur se për personat e përfshirë është njoftuar policia dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me ligjin.

Muharremaj theksoi se hapësirat publike janë të destinuara për sportistë, fëmijë dhe qytetarë që i shfrytëzojnë sipas rregullave, duke bërë thirrje për respektim të ambienteve të përbashkëta.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kryetari ka falënderuar qytetarët që raportuan rastin, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit të përbashkët ndaj pronës publike.

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit