7.3 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai ka rënë nga skeletet e ndërtesës ku po kryeheshin punimet.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se kompania që po kryente punimet në këtë objekt ishte “Bytyqi Sh.P.K” nga Malisheva.

Express Kredi nga BiCredit

Pronari i kompanisë, Njazi Bytyqi është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.

Kompania kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Inspektorati i Punës ka njoftuar se ndaj kësaj kompanie kishte dhënë edhe më herët gjoba, por që nuk ishin marrë për bazë nga kompania, e cila kishte vazhduar punimet.

Inspektorati thotë se kompania kishte shkelje të rënda të sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Gjatë inspektimit të fundit, për shkak të shkeljeve të rënda të dispozitave për siguri dhe shëndet në punë, ishte marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve dhe ishte shqiptuar gjobë ndaj subjektit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi ligjor, subjekti nuk e kishte respektuar ndalimin dhe kishte vazhduar punimet në kundërshtim me urdhrin e inspektoratit, për çka i ishte shqiptuar edhe një gjobë tjetër”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Punës.

Më Shumë

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit