Kënga dhe interpretimi i saj është vlerësuar nga juria profesionale e festivalit e kryesuar nga kompozitori i njohur, Xhevdet Gashi si më e mira e këtij edicioni, në një konkurrencë shumë të fortë. Kënga “Rreze zjarr” e interpretuar me vokal të fuqishëm nga Arsi Bako, kishte për autor teksti dhe muzike Gjergj Kaçinarin, derisa orkestra u dirigjua nga Alfred Kaçinari.

Çmimin kryesor të festivalit, “Diamanti i kaltër”, këngëtares Arsi Bako ia dorëzoi ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.

E përplot emocion ajo pas shpalljes si fituese shkurt tha: “Nuk e kam pritur fitoren, nuk e di ndihem shumë e lumtur dhe nuk di çfarë të them tani. Thjesht shumë faleminderit”.

E këtë vit fituesja e festivalit mori edhe një dhuratë speciale nga RTK, të cilin e ndau drejtoresha e marketingut në RTK, Ariana Pallata, një medaljon me 62 gurë diamant natyral nga “Flori Diamond”

Arsi Bako u vlerësua edhe me Çmimin e Kryeqytetit, të cilin e dorëzoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e bërë këtë triumf edhe më të veçantë për artisten.

Çmimi i dytë i festivalit shkoi për Florent Abrashin me këngën “Unë dhe Ti”, ndërsa Arjeta Palushaj me këngën “Andrra” u shpërblye me çmimin e tretë.

Performancat e spikatura nuk lanë pa vlerësim edhe artistët e tjerë: Art Lokaj me këngën “Ty” fitoi Çmimin e Orkestrës, ndërsa Teutë Halili me këngën “Amin” u shpërblye me “Penën e Argjendtë”.

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK u karakterizua nga një organizim i shkëlqyeshëm në krye me drejtorin artistik, Florent Boshnjaku, me një garë të fortë, performanca të shkëlqyeshme dhe atmosferë madhështore, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e këtij eventi për skenën muzikore në vendin tonë dhe promovimin e talenteve të rinj por edhe këngëtarëve tashmë të afirmuar./RTKlive

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren