4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Derbi i madh në Prizren: Bashkimi synon fitoren e pestë ndaj Yllit

Sot, Prizreni do të jetë në qendër të vëmendjes së basketbollit kosovar, ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi, në kuadër të javës së pestë të ProCredit Superligës.

Therandasit vijnë në këtë ndeshje me një fitore dhe tri humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme me katër fitore në po aq ndeshje, duke udhëhequr tabelën me formë mbresëlënëse, raporton PrizrenPress.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”, një arenë që pritet të jetë e mbushur plot për të ndjekur këtë derbi jugor të zjarrtë.

Biletat do të jenë në shitje sot nga ora 11:00, para palestrës “Sezai Surroi”. Çdo person mund të blejë deri në katër bileta, ndërsa një biletë vlen për një hyrje, pa përjashtim moshe. Çmimet janë të arsyeshme për të gjithë adhuruesit e basketbollit: tribuna kushton 3 euro, ndërsa sektori VIP 15 euro.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me tifozët e të dyja skuadrave që tradicionalisht krijojnë spektakël në tribuna. Bashkimi synon të vazhdojë ecurinë e përsosur dhe ta ruajë kreun e tabelës, ndërsa Golden Eagle Ylli do të kërkojë ta ndalë hovin e prizrenasve dhe të rikthehet në rrugën e fitoreve.

Ndërkohë, të hënën në Prizren do të zhvillohet edhe një duel interesant, ku Rahoveci 029 përballet me Vëllaznimin. Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tri humbje, çka e bën këtë sfidë të baraspeshuar dhe premtuese për një përballje plot emocione dhe rivalitet sportiv./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Lajmet e Fundit