14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

I akuzuari për krime lufte, Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim.

Ai akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

 

Aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka mirëpritur Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës së ngritur më 04 shtator 2024, Shaqir Lutvija në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit