Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe organizatës Active and Creative Youth, të cilët prezantuan raportin e auditimit social për katër projektet e realizuara nga Granti i Performancës për vitin 2023, që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët – një hap i rëndësishëm që ka dëshmuar përkushtimin për qeverisje të mirë, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit.
Sipas njoftimit të komunës, auditimi ka përfshirë monitorim në terren, analizë të investimeve dhe vlerësim të transparencës komunale. Raporti përfundimtar, i dorëzuar sot, ofron gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve dhe forcimin e llogaridhënies.
“Takime të tilla ndihmojnë në rritjen e transparencës dhe avancimin e qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve”, tha Totaj, citohet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
