Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar nisjen e mobilizimit të strukturave të partisë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas tij, pas suksesit të arritur në zgjedhjet lokale, PDK synon të përsërisë fitoren edhe në nivel qendror.
“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Degës së PDK-së në Prizren në zgjedhjet lokale, sonte nisëm mobilizimin e shtabit, degëve dhe nëndegëve të rajonit tonë për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit”, tha Totaj.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas tij, është e përgatitur për të vendosur qytetarët në qendër të politikave të saj:
“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’i rikthejë qytetarët në rend të parë, ta forcojë mirëqenien e tyre dhe t’ia rikthejë dinjitetin Republikës së Kosovës”, tha Totaj/PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
