5.7 C
Prizren
E hënë, 24 Nëntor, 2025

Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve

Bashkimi ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara në ProCredit Superligë. Portokallezinjtë fituan ndaj Borës në udhëtim me rezultat 69:89 (14:27, 21:18, 15:19, 19:25), raporton PrizrenPress.

Portokallezinjtë e filluan ndeshjen për mrekulli, duke dominuar tërësisht në çerekun e parë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, për të fituar këtë pjesë 14:27. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, duke përfunduar 21:18, për të shkuar në pushim me shifrat 35:45.

Në periodën e tretë mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 15:19, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në dhjetë minutat e fundit për të fituar 69:89.

Adem Mekiq kishte 24 pikë te vendasit, derisa Isaiah Cousins 20 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime për mysafirët.

Bora ka një fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi i vetmi me shtatë fitore në shtatë ndeshje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit