5.1 C
Prizren
E hënë, 24 Nëntor, 2025

Abdixhiku kandidat për kryeministër, fton Limajn, PSHDK-në, PD-në e AKR-në për koalicion parazgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar sot në një konferencë për media se do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai tha se nominimi i tij është mbështetur plotësisht nga Kryesia e partisë.

“Kryesia e LDK-së e konsideron se përderisa ka kryetar partie, nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër, prandaj më nominoi”, u shpreh Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se ka hequr dorë nga përpilimi i listës së kandidatëve për deputetë dhe renditja e tyre, duke theksuar se këtë proces do ta kryejë një grup më i gjerë brenda partisë për të shmangur pakënaqësitë dhe për të siguruar transparencë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Abdixhiku tha se LDK do të garojë e vetme në zgjedhje, por njëkohësisht është e hapur për bashkëpunim me subjekte të tjera politike.

“Ftoj partitë tjera për t’iu bashkuar LDK-së në një listë të përbashkët elektorale. LDK do të rezervojë një pjesë të listës për partitë që bashkohen, përfshirë zotin Limaj me partinë e tij. Kemi gatishmëri për bashkëpunim edhe me demokristianët, Partinë e Drejtësisë, AKR-në e zotit Pacolli, etj. Jemi të hapur edhe për individë”, deklaroi ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Kryetari Latifi pret në takim Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se ishte nder i veçantë t’i pres dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Lumni Lushajt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut të tij, Lumni Lushaj. "Me pikëllim të madh mora lajmin e...

Lajmet e Fundit