5.8 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Limaj kujton procesin në Hagë: Ishte i gjatë dhe sfidues, akuzat ndaj UÇK-së vazhdojnë

Sot shënohen 20 vjet nga aktgjykimi lirues i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Në një mesazh për këtë përvjetor, Limaj thekson rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe mbështetjen e popullit gjatë procesit.

“Ballafaqimi ynë gjyqësor në Hagë ishte i gjatë dhe sfidues. Në atë kohë Kosova nuk ishte shtet dhe ne ishim pa asnjë përkujdesje institucionale, pa mbrojtje të organizuar, ashtu siç do të duhej ta kishim në një proces të tillë gjyqësor”, ka shkruar Limaj.

Express Kredi nga BiCredit

Limaj kujton se aktakuza e tij dhe e bashkëluftëtarëve, Isakut dhe Haredinit, ishte e para ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe sfidoi për herë të parë e vërteta e luftës çlirimtare në nivelet e drejtësisë ndërkombëtare:

“Edhe ne si individë, edhe e vërteta e luftës sonë çlirimtare, për herë të parë po sfidoheshin në nivelet e drejtësisë ndërkombëtare në Hagë. Në gjithë këtë proces e kishim të vërtetën e UÇK-së dhe mbështetjen e popullit”, u shpreh Limaj.

Ai shpreh shqetësim për sfidat që vazhdojnë edhe sot ndaj UÇK-së dhe thekson nevojën për mbrojtjen e historisë së luftës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Akuzat, shpifjet dhe fabrikimet kundër UÇK-së nuk kanë të ndalur edhe pas 20 viteve. Unë jam i bindur që bashkëluftëtarët tanë së shpejti do të kthehen të lirë në Kosovë. Po ashtu, është trishtuese kur sheh tani që Kosova, edhe pse është shtet, po bën fare pak në mbrojtje të historisë dhe së vërtetës së vet, mbi të cilën është ndërtuar ky shtet”, ka shkruar Limaj.

Limaj përfundon mesazhin me një nderim të veçantë për luftën çlirimtare dhe dëshmorët.

“Përjetësisht krenar me luftën tonë çlirimtare; ajo nuk mund të njolloset; ajo është e pastër si loti. Rroftë UÇK-ja! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka theksuar ai.

Më Shumë

Mbi 100 komisionerë të ndaluar, reagojnë nga burgjet pas raportimeve se s’ka vend: I kemi edhe 800 shtretër të lirë

  Pas raportimeve për mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese për t’i dërguar komisionerët e arrestuar sot në Prizren, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dalë...

Prokuroria Themelore në Prizren nis hetimet për mospërputhjet e votave pas rinumërimit në zgjedhje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula dhe Menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja...

Lajmet e Fundit