8.1 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Pro në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarëve, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

E mitura nga Landovica gjendet në Gjakovë, deklaron se me dëshirë po bashkëjeton me një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Landovicë në Prizren ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur. Siç...

Lajmet e Fundit