15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të përbashkët me qëllim forcimin e koordinimit institucional për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta kundër shitjes dhe therrjeve ilegale jo higjienike dhe të paautorizuara të kafshëve dhe shpezëve, të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.

Siç thuhet në njoftimin në Facebook, institucionet u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të zbatojnë masa të menjëhershme, të koordinuara dhe pa tolerancë ndaj çdo personi apo biznesi që ushtron këtë veprimtari të paligjshme.

Njëherësh, i bëhet thirrje publike të gjithë individëve dhe subjekteve ekonomike që merren me shitjen dhe therrjen ilegale të kafshëve dhe shpezëve që t’i ndërpresin menjëherë këto veprimtari. Çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ndaj shkelësve do të merren masa të rrepta ligjore”.

“Gjithashtu ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kësaj veprimtarie ilegale. Institucionet përgjgjegjëse të Kosovës mbesin të përkushtuara në mbrojtjen e shëndetit publik dhe zbatimin të ligjit dhe garantimin e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit