19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore nga burimi i Vermicës, projekt i kontraktuar nga Prizreni.

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. mori pjesë si përfitues direkt i investimit, duke ofruar mbështetje teknike, të dhëna operative dhe koordinim profesional për të siguruar që zgjidhjet e projektuara të integrohen në mënyrë efikase në sistemin ekzistues të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ky investim pritet të sjellë rritje të kapaciteteve prodhuese, përmirësim të sigurisë së furnizimit me ujë dhe qëndrueshmëri afatgjatë të shërbimeve për qytetarët e Prizrenit dhe zonave përreth.

“Një hap konkret drejt forcimit të infrastrukturës ujore dhe shërbimeve më cilësore për komunitetin,” njofton “KRU Hidroregjioni Jugor” Sh.A./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit