9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën, Trepça dhe Bashkimi.

Ky duel vjen si një reprizë e finales së vitit të kaluar, ku po këto dy ekipe u ndeshën për trofeun, me Trepçën që doli fituese. Rivaliteti mes tyre ka vazhduar edhe këtë edicion, me mitrovicasit që aktualisht mbajnë vendin e parë në tabelën e Superligës, ndërsa Bashkimi i ndjek nga afër në pozitën e dytë.

Pritet një përballje e fortë dhe me intensitet të lartë, duke marrë parasysh formën që kanë treguar të dy skuadrat gjatë sezonit, si dhe rëndësinë që ka kjo finale për vazhdimësinë e garave.

Ndeshja zhvillohet në Rahovec, në palestrën Mizahir Isma, me fillim nga ora 19:30, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.

E gjithë vëmendja sonte do të jetë e drejtuar nga Rahoveci, ku do të mësohet fituesi i trofeut të Kupës së Kosovës për këtë edicion./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Lajmet e Fundit