Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në hendboll, duke i shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë radhazi.
Të enjten mbrëma, në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci triumfoi me rezultat 39:30 në derbin e xhiros së 17-të. “Vreshtarët” u shkëputën herët në rezultat dhe ruajtën epërsi bindëse deri në fund të takimit.
Nga tetë gola për kampionin në fuqi realizuan Egzon Gjuka dhe Guilherme Fernandes, ndërsa pesë të tjerë i shtoi Granit Kadiri. Te Besa Famgas, më efikasi ishte Deniz Terziqi me nëntë gola. Jon Vokshi shënoi tetë herë, ndërsa Elion Vokshi dhe Boban Kakovski kontribuuan me nga katër gola secili.

Besa Famgas kishte pësuar edhe të dielën ndaj Kastriotit në Pejë. Aktualisht renditet e treta me 24 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Rahoveci kryeson tabelën me 30 pikë, aq sa ka edhe Kastrioti në vendin e dytë.
Në ndeshjet e tjera të së enjtes, Kastrioti shënoi fitore të thellë 39:20 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Elion Goçi dhe Adonit Isufi realizuan nga shtatë gola për ekipin ferizajas, ndërsa te Vëllaznimi u dallua Matheus Henrique me nëntë gola. Vëllaznimi mbetet i katërti me 16 pikë.
Në Mitrovicë, Llapi mposhti Trepçën me rezultat 35:23. Victor Ramirez ishte më efikasi te Llapi me tetë gola, ndërsa te Trepça u veçua Ermir Januzi me gjashtë gola.
Llapi ngjitet në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Trepça mbetet e gjashta me 12 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
