Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren.
Takimi organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Fidani”, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Mallaku, i cili ishte mësimdhënës dhe krijues i njohur letrar.
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
“Aktiviteti do të mbahet më 24 shkurt 2026 (e martë), me fillim nga ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë familjarë, kolegë, nxënës, miq dhe dashamirë të arsimit e kulturës, për të nderuar kontributin e tij në fushën e arsimit dhe letërsisë.
Profesori Hajdar Mallaku ka qenë mësimdhënës shumëvjeçar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ku ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave. Krahas punës në arsim, ai ishte edhe krijues letrar dhe autor i disa librave.
Mallaku ka qenë gjithashtu bashkëpunëtor i rregullt i portalit informativ “PrizrenPress”, duke lënë gjurmë të veçanta në jetën kulturore dhe arsimore të qytetit. Ai vdiq më 19.2.2026.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
