Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj në këtë institucion.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademia e Drejtësisë, Rexha do të zhvillojë fillimisht punën praktike në Gjykatën Themelore në Prizren, për të vazhduar më pas me angazhim të plotë në departamentin ku do të caktohet, në përputhje me ngarkesën e lëndëve dhe nevojat e gjykatës.

“Gjyqtarja Kadire Rexha pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, në Gjykatën Themelore në Prizren sot fillon punën praktike, dhe më pastaj do të vazhdon me angazhim të plotë në Departamentin ku do të caktohet sipas ngarkesës me lëndë dhe nevojave të Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjatë takimit, sipas të njëjtit njoftim, kryetarja e Gjykatës, Emra, i uroi gjyqtares Rexha mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e saj të ri profesional, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor. Po ashtu, ajo nga gjyqtarja kërkojë përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.
Gjykata Themelore në Prizren, së bashku me degët në Suharekë dhe Dragash, aktualisht ka gjithsej 38 gjyqtarë, prej tyre 30 në Prizren, 6 në Degën e Suharekës dhe 2 në Degën e Dragashit./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
