5.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Takim për thellimin e bashkëpunimit mes Postës së Kosovës dhe Spitalit të Prizrenit

Menaxheri i Posta e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari.

Në këtë takim u diskutu për zgjerimin e bashkëpunimit.

Ramadani e ka uruar Hajdarin për marrjen e detyrës së re, duke e falënderuar njëkohësisht për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet spitalit dhe Postës së Kosovës.

“Diskutuam për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, konkretisht për ofrimin e shërbimeve financiare jobankare për pacientët dhe palët e tjera të interesuara. Po ashtu, shqyrtuam mundësinë e hapjes së një zyre postare brenda hapësirave të spitalit, me qëllim lehtësimin e qasjes në këto shërbime”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, një iniciativë e tillë do të synonte afrimin e shërbimeve postare dhe financiare më pranë qytetarëve, veçanërisht për pacientët dhe familjarët e tyre që frekuentojnë institucionin shëndetësor.

Ramadani ka falënderuar drejtorin Hajdari dhe stafin e spitalit për mikpritjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Lajmet e Fundit