8.5 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, si dhe veprimet e mëtejme policore kanë vazhduar edhe me bastisjen e tri lokacioneve të tjera në Prizren, ku është prangosur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar.

“Gjatë bastisjes në lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Pajisje të ndryshme të dedikuara për kultivim të bimëve narkotike si (llampa për ndriçim, aparat për ngrohje, klima, trafo të ndryshme të rrymës, gypa ventilimi, pajisje për matje të lagështisë, temperaturës, vegla pune, vazo, preparate kimike dhe pajisje tjera)”.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Një bimë narkotike kanabis sativa rreth 30 cm, një qese me sub.narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.19 gramë, gjethe, dyshohet të bimës kanabis sativa me peshë 53.84 gramë, dy qese plastike me sub.narkotike dyshohet kokainë me peshë 0.41 gramë, një aparat vakumi, qese plastike, armë zjarri (pistoletë) e çmontuar me dy fishekë, 27 fishekë kalibër i panjohur, një veturë, një automjet (furgon) me targa vendore”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Të dyshuarit po ashtu dyshohet se kishin shkatërruar rreth 300 bimë të llojit kanabis sativa të mbjella në laborator brenda shtëpisë, me gjatësi rreth 20-30 cm, të cilat dyshohet se janë djegur.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Policia e Kosovës bën të ditur se pas përfundimit të bastisjeve, procesimit të vendit të ngjarjes dhe sekuestrimit të dëshmive, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku edhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve përkatës.

Të njëjtit me vendim të prokurorit kompetent, janë ndaluar për 48 orë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Presidentja Osmani dekoron SHKA “Malësorin” nga Gjonaj i Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar me dekoratë presidenciale Shoqërinë Kulturo-Artistike “Malësori” nga Gjonaj i Hasit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin...

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Lajmet e Fundit