Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit, ku është diskutuar organizimi i Kupa Ndërkombëtare Ballkanike e Çiklizmit 2026.
Në takim morën pjesë kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, anëtari i bordit të federatës Berk Kyçyk, si dhe përfaqësues të Klubit të Çiklizmit “Pro Bike Prizren”, Agon Hukallo dhe Mustafa Mani, raporton PrizrenPress.

Në këtë takim u diskutua që një nga etapat e garës ndërkombëtare, e cila do të mbahet më 5–7 qershor 2026 në Kosovë, pritet të zhvillohet në Prizren, duke e vendosur qytetin në hartën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Kryetari Totaj ka theksuar gatishmërinë për mbështetje institucionale të këtij organizimi.
“Shpreha gatishmërinë e plotë për mbështetje institucionale dhe e vlerësoj këtë organizim si mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, turizmit dhe imazhit ndërkombëtar të Prizrenit e Kosovës”, ka deklaruar ai./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
