Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke thënë se Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2026 i janë marrë rreth 14 milionë euro.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një postim në Facebook, Totaj ka shkruar se “vazhdon falimentimi dhe defunkcionalizimi i Komunave në kontinuitet si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, duke e përmendur kryeministrin Albin Kurti si, siç është shprehur ai, “regjisor”.

 

Ai ka deklaruar se nga viti 2022 deri më tani, sipas tij, bëhet fjalë për rreth 38 milionë euro.

“Kurse nga viti 2022 deri më tani rreth 38 milion €”, ka shkruar Totaj.

Totaj ka thënë se ky është “informacion (jo ankesë)” për qytetarët e Prizrenit, duke shtuar se, sipas tij, qytetarët duhet të dinë “kush po ua paralizon qytetin” dhe “po ua pamundëson ngritjen e cilësisë së jetës”.

“Është informacion (jo ankesë) për ju që te dini kush po ua paralizon qytetin dhe po ua pamundëson ngritjen e cilësisë së jetës”, ka shkruar Totaj.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit