22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove nga buxheti i Komunës, përmes procedurave përmbarimore.

“Ky veprim vlerësohet i paprecedentë, pasi për herë të parë 1 milion euro janë marrë nga kategoria “Mallra dhe Shërbime”, mjete të planifikuara për furnizime bazike dhe funksionimin normal të institucioneve shëndetësore”, shkruan Baxhaku.

Sipas drejtorit Baxhaku, kjo ndërhyrje nuk përbën thjesht një çështje administrative apo financiare, por është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shërbimeve jetike për qytetarët.

“Çdo euro e këtij buxheti është e dedikuar për barna, pajisje, shërbime dhe kujdes për pacientët. Tërheqja e këtyre mjeteve cenon në thelb funksionimin normal të institucioneve shëndetësore”, ka theksuar ai, duke shtuar se ky institucion nuk mund të operojë me ndërprerje apo kufizime të tilla.

Ai tregon se  pasojat janë tashmë të pashmangshme dhe do të reflektohen në kufizimin e shërbimeve shëndetësore, mungesën e furnizimeve dhe vështirësi serioze në ofrimin e kujdesit.

“Ky është një realitet i ri i krijuar si pasojë e vendimeve që prekin drejtpërdrejt sektorin e shëndetësisë. Qytetarët duhet ta dinë se ofrimi i shërbimeve nuk mund të mbetet i paprekur”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e...

Dhunë në familje në Malishevë, e reja denoncon vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një 23-vjeçare ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikikisht...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit