Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e tij me skulptura.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka vlerësuar lart veprimtarinë artistike dhe kontributin e Gashit në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit.

“Destan Gashi përfaqëson artistin që punon me këmbëngulje për të realizuar idetë e tij artistike në përsosmëri. Kontributi i tij shumëvjeçar jashtë vendit e ka bërë të njohur atë në qarqet artistike evropiane e më gjerë”, ka shkruar Latifi.

Ai ka theksuar se ekspozita e hapur në shtëpinë e artistit në Zoçishtë pasqyron qasjen autentike dhe shpirtin krijues të tij.

“Hapja e ekspozitës me skulptura në shtëpinë e tij në Zoçishtë sikur synon të pasqyrojë shpirtin e tij artistik në një formë tjetër, jo me shkëlqim, jo me pompozitet dhe jo me bujë të madhe”, thuhet në njoftim.

Sipas Latifit, artistë të tillë përfaqësojnë vlerë për komunën dhe komunitetin artistik.

“Pasja e një vlere të tillë i bën nder komunës dhe komunitetit artistik të Rahovecit”, ka theksuar ai.

Me këtë rast, Destan Gashit iu nda çmimi “Artisti i Vitit 2026”, me motivacionin: “Për talentin, përkushtimin dhe shpirtin krijues, për punën e palodhshme, për rolin e madh në promovimin e vlerave artistike në arenën botërore dhe për afirmimin e vlerave kulturore shqiptare në botë”./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit