Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore dhe institucionale kushtuar prezantimit të procesit të rikonceptimit të ekspozitës së Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, studiues, historianë, profesionistë të trashëgimisë kulturore dhe mysafirë të shumtë, ku u prezantua vizioni i ri muzeologjik dhe konceptual për një nga asetet më të rëndësishme të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, theksoi se rikonceptimi i ekspozitës synon ta bëjë më të qartë, më të strukturuar dhe më të qasshme për publikun periudhën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Ekspozitat muzeale nuk janë vetëm hapësira ku ruhen objekte historike, por vende ku ndërtohet komunikimi ndërmjet historisë dhe publikut. Ky proces nuk nënkupton ndryshim të kujtesës sonë historike, por mënyrën se si ajo interpretohet dhe prezantohet përmes metodologjive bashkëkohore muzeale”, u shpreh Hoxha, raporton PrizrenPress.

Ai vlerësoi përkushtimin institucional dhe profesional të të gjithë akterëve të përfshirë, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të prezantimit muzeal dhe afrimit të trashëgimisë kulturore me publikun.

Zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, tha se investimi në institucionet muzeale është thelbësor për ruajtjen dhe interpretimin e historisë kombëtare.

“Ruajtja e trashëgimisë kulturore nuk lidhet vetëm me konservimin fizik të objekteve dhe monumenteve, por edhe me mënyrën se si ne ua përcjellim historinë brezave të rinj. Rikonceptimi i ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më moderne, gjithëpërfshirëse dhe profesionale të prezantimit muzeal”, deklaroi ajo.

Në kuadër të programit u prezantua edhe koncepti i ri i ekspozitës nga Prof. Dr. Durim Avdullahu, i cili shpalosi strukturën kuratoriale, qasjen shkencore dhe metodologjinë e narrativës së re muzeale, të ndërtuar mbi parimet e interpretimit bashkëkohor muzeologjik.

Pas pjesës zyrtare, të pranishmit vizituan ekspozitën “Qilimat e krahinave etnografike shqiptare”, të hapur në ambientet e restauruara të Hamamit, ku u prezantuan vlera të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore dhe etnografike shqiptare./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Lajmet e Fundit