Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
Manifestimi bën bashkë nxënësit e shkollave të Prizrenit në gara të ndryshme arsimore, sportive dhe kulturore, me qëllim promovimin e dijes, talentit dhe vlerave edukative.

Përmes këtij manifestimi nderohet jeta dhe vepra e heroit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës.
“Kujtimi dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për brezat e rinj dhe për përkushtimin ndaj atdheut”, thuhet në njoftim e komunës.

Organizatorët kanë theksuar se aktivitetet e planifikuara gjatë kësaj jave do të shërbejnë si një mundësi për nxënësit që të shfaqin njohuritë, aftësitë dhe talentet e tyre, duke ruajtur njëkohësisht kujtesën për figurat që kontribuuan për lirinë e vendit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
