Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, dhe përfaqësues të kësaj akademie, me të cilët kanë diskutuar çështje me interes të përbashkët në fushën e zhvillimit profesional dhe bashkëpunimit institucional.
Kyeprokurori Kryeziu u ka shprehur mirëseardhje dhe falënderim përfaqësuesve të Akademisë së Drejtësisë, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional dhe duke theksuar rëndësinë e ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe stafit mbështetës.

“U diskutua lidhur me nevojat për trajnime profesionale të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe përfshirjen e këtyre kërkesave në plan-programet trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, me qëllim të avancimit të njohurive dhe zhvillimit profesional”, u theksua gjatë takimit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, duke ofruar mbështetje në realizimin e programeve trajnuese dhe aktiviteteve të tjera profesionale.
Në përfundim të takimit, palët ritheksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit institucional, në funksion të forcimit të profesionalizmit, efikasitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të sistemit prokurorial./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
