Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy programe studimore të Fakultetit të Filologjisë.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 151-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të mbajtur më 16 qershor 2026, janë akredituar programet: Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) dhe Gjuhësi Aplikative (MA).

Programi bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është akredituar për një periudhë pesëvjeçare, me kuotë prej 100 studentësh, ndërsa programi master në Gjuhësi Aplikative është akredituar për tre vjet, me kuotë prej 20 studentësh.

Ky vendim vlerësohet si konfirmim i cilësisë së programeve studimore dhe përkushtimit institucional për ofrimin e arsimit të lartë sipas standardeve bashkëkohore akademike. Akreditimi, sipas Universitetit “Ukshin Hoti”, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të institucionit në zgjerimin e ofertës akademike dhe përgatitjen e kuadrove profesionale për tregun e punës.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, e ka vlerësuar këtë arritje si rezultat të punës së stafit akademik dhe administrativ në avancimin e cilësisë dhe zhvillimin e programeve konkurruese.

“Akreditimi i këtyre programeve dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar studime cilësore dhe mundësi të reja akademike për studentët. Ky sukses është rezultat i punës së përbashkët të stafit akademik, administrativ dhe të gjithë kontribuuesve në procesin e akreditimit”, ka theksuar rektori.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka uruar Fakultetin e Filologjisë, stafin akademik dhe studentët për këtë arritje, duke theksuar se ajo kontribuon në forcimin e mëtejshëm të cilësisë akademike dhe reputacionit institucional./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren


Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit