Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga ora 19:00, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Shqipërinë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
Në prag të kësaj sfide, KB Bashkimi u ka bërë thirrje tifozëve dhe të gjithë dashamirëve të basketbollit që të mbushin palestrën dhe të mbështesin Dardanët në një ndeshje me rëndësi të veçantë.

Klubi prizrenas ka ftuar publikun që të bëhet pjesë e atmosferës festive dhe të dëshmojë edhe një herë mbështetjen e fuqishme për ngjyrat shtetërore, me synimin që “Sezai Surroi” të jetë i stërmbushur dhe të krijojë një ambient sa më motivues për basketbollistët e Kosovës.
Biletat për këtë përballje tashmë janë në dispozicion përmes platformës online Kick-Tick.
Përfaqësuesja e Kosovës synon të nisë me sukses rrugëtimin në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029, ndërsa mbështetja e tifozëve pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në përballjen ndaj Shqipërisë./PrizrenPress.con/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
