Subvencionet për kulturë në Prizren nxisin reagime, organizatat kërkojnë më shumë transparencë

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren ka shprehur së fundmi shqetësimin për mënyrën se si Komuna e Prizrenit po e trajton sektorin e pavarur kulturor, veçanërisht në proceset e financimit publik dhe në raportin e saj me organizatat që për dekada kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit.

Sipas tyre, vendimet e viteve të fundit kanë prodhuar pasiguri, mungesë transparence dhe një perceptim të gjerë për trajtim preferencial.

Edhe më shqetësues, sipas organizatave, është fakti se një pjesë e tyre ende nuk i kanë pranuar mjetet e miratuara nga thirrjet e vitit të kaluar, pa një sqarim të qartë publik për vonesën dhe pa një afat të besueshëm për ekzekutimin e tyre, ndërkohë që Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur thirrjen e re për mbështetjen e këtij sektori.

Drejtori i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, theksoi se këto parregullsi po u shkaktojnë vështirësi në realizimin e aktiviteteve të festivalit, ashtu siç janë paraparë.

Sipas Eroll Shabanit nga OJQ “EC Ma Ndryshe”, mungesa e transparencës reflektohet edhe në mosdhënien e një arsyetimi zyrtar për refuzimin e aplikimit të sivjetëm, pavarësisht se ndaj vendimit është ushtruar ankesë.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe kuvendari i Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi, i cili vlerësoi se fakti që subvencionet e vitit të kaluar nuk janë ndarë ende, ndërsa është hapur thirrja e re, krijon paqartësi në proces.

Redaksia e TV Prizrenit është munduar të kontaktojë edhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Ajlin Shishko Hajdari, por e njëjta nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, organizatat kulturore i kanë bërë thirrje Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që të sigurojnë një proces më transparent, të drejtë dhe të përgjegjshëm në ndarjen e subvencioneve, duke kërkuar publikimin e arsyetimeve për vendimet dhe trajtimin me kohë të ankesave./TV Prizreni/

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit