Në Prizren është përmbyllur java e aktiviteteve me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar nga Këndi Amerikan.
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar aktivitete të ndryshme festive, edukative dhe kulturore, me pjesëmarrjen e vullnetarëve, profesorëve dhe qytetarëve.

Në aktivitetin përmbyllës mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vlerësoi organizimin dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje.
“Pata nderin të marr pjesë sot në kremtimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Këndi Amerikan në Prizren”, ka deklaruar Totaj.
Ai theksoi se ceremonia u hap me simbolikën e hedhjes së topit të bejsbollit, si traditë amerikane që shënon fillimin e ngjarjes.
“Ashtu si çdo vit, festa u hap me simbolikën e hedhjes së topit të bejsbollit, që është traditë amerikane dhe shënon fillimin zyrtar të kësaj ngjarjeje festive”, ka shtuar ai.
Totaj ka vlerësuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke përgëzuar Këndin Amerikan për organizimin e aktiviteteve./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
