Në Carrallukë të Malishevës, u zbulua memoriali për varrezat e veteranëve të UÇK-së

022Në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, me iniciativë të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshatrat Carrallukë, Tërpezë e Ulët dhe Shkarashnik, është ndarë një pjesë e veçantë e varrezave, për veteranët e luftës, si dhe sot, është ngritur një memorial, për këto varreza.

Në ceremoninë e zbulimit të memorialit, përveç veteranëve të luftës, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, me bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës të shumtë, për nderuar veprën e veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Kjo është një ditë e shenjtë, për njerëzit që kanë pasur vizion dhe ju kanë prirë proceseve për në luftën për lirinë e vendit. Kjo vepër e juaja, le të jetë një mësim edhe për vendet tjera, pasi veteranët e luftës, meritojnë respekt, meritojnë përkujdesje të veçantë dhe duhet të çmohet vepra e tyre. Ky memorial, do të jetë një mësim, një histori për gjeneratat e reja”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e rastit.

“UÇK bëri luftë të shenjtë për lirin e popullit shqiptar të Kosovës dhe ky memorial është respekt për veprën e veteranëve të luftës”, tha Habib Zogaj, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë.

Ndërsa prof.Dr. Ramiz Hoti, në emër të veteranëve të luftës së fshatrave Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Ulët, foli për idenë e ndarjes së një pjese të varrezave për veteranët e luftës së UÇK-së dhe për ngritjen e memorialit për varrezat e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Zbulimin e memorialit e bënë, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, pastaj kryetari i Shoqatës së Veteranëve ë Luftës së UÇK-së, dega në Malishevë, Enver J. Hoti dhe veterani i luftës së UÇK-së, Hazir Thaçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Lajmet e Fundit